Serbët heqin flamurin shqiptar, por Rama buzëqesh kur shkon në Beograd

Dy ditë më parë në afërsi të ambasadës shqiptare në Beograd, serbët hoqën flamujt shqiptarë duke përdhosur simbolin kombëtar. Ndërkaq, sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur në Beograd i buzëqeshur. Ndërsa nesër do të bisedojë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç si mikpritës dhe me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Nikola Dimitrov, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”. Rama është pritur në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit nga ministri i Jashtëm Nikola Selakoviç.Më herët sot në Beograd ka mbërritur zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Nikola Dimitrov. Presidenti Aleksandar Vuçiç sonte do të shtrojë një darkë për Ramën dhe Dimitrovin, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, i cili po përfundon vizitën zyrtare në Serbi.

Rama i buzëqeshur në Beograd! Presidenti Vuçiç e pret

Vuçiç, Rama dhe Dimitrov nesër fillimisht në Pallatin e Serbisë do të bisedojnë me përfaqësuesit e kompanive nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, e më pas me përfaqësuesit e Këshillit Atlantik.

Më pas do të mbahet një konferencë e përbashkët për mediat me Vuçiçin, Ramën dhe Dimitrovin për nismën “Ballkani i Hapur”.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/ Momenti kur vajza përplaset nga “Benzi” me shpejtësi skëterrë në rrugën e “Kavajës”

Read Next

Gazetarët përplasen me njëri-tjetrin/Peka: Lapsi është i Abi Bank-ut të Linda Ramës, Bushati: Syri, pronë e Berishës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular