Gazetari nxjerr fotot: Qytetari që i thoshte sot Berishës; “Nder i Kombit”, protestonte më parë për vrasjen e Konstantino Kacifas në Bularat

Ish-kryeministri Berisha ka mbajtur ditën e sotme “Foltoren” në qytetin e Vlorës, ku u prit nga qindra qytetarë.

Ashtu si në çdo foltore tjetër, fjalën e morën edhe qytetarët, të cilët nuk i kursyen lëvdatat për liderin historik të demokratëve.

Gazetari Mero Baze ka publikuar fotot e një prej qytetarëve që folën ditën e sotme, ku shihet se ai është një nga personat që protestuan për vrasjen e ekstremistit grek në Bularat, Konstantinos Kacifas.

“Mendova ku i gjen gjithë këta patriotë Doktori në takime. Tani e kuptova ku e ka suksesin. Merr dhe patriotë grekë në takime. Ai burri që i thoshte je nder i kombit është ky që çjerr faqet në Bularat”, shkruan gazetari.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/ Djali i Sokol Olldashit: Ja ç’do të bënte ndryshe babai im po të ishte kryetar i PD-së

Read Next

Berisha thirrje të fortë nga Vlora: Çohuni, unë u ngrita nga varri për të shpëtuar PD-në

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular