Gazment Bardhi i përgjigjet akuzave të Sali Berishës: Sulme të pa padenja, por të padëmshme

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj Agron Kapllanajt.

Me një reagim në Twitter, Bardhi shkruan se asnjë mashtrim i Sali Berishës nuk e ndryshon dot faktin se demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, jo hallin e tij personal.

Lidhur me akuzat për ndërtim pallatesh dhe kullash në PD, Bardhi shkruan se e vërteta që do të dal shumë shpejtë është aq e dukshme, sa shpifjet e Sali Berishës nuk e mbulojnë dot.

REAGIM I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI

Sulmet e Sali Berishës kundër demokratëve janë të padenja, por fatmirësisht, të padëmshme. Ato mbeten mashtrime të një politikani me karrierë të mbaruar dhe të mbyllur me turp! Agron Kapllanaj është një nga demokratët më të votuar dhe më të respektuar në zonën e Fierit.

Agron Kapllanaj ka zgjedhur PD dhe demokratët, prandaj sulmohet paturpësisht nga Sali Berisha. Asnjë mashtrim i Sali Berishës nuk e ndryshon dot faktin se demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, jo hallin e tij personal. Demokratët po e braktisin dita ditës.

Se me kë po i ndërton pallatet Edi Rama dhe Erion Veliaj tek 5 Maji, Sali Berisha duhet të pyesë familjarët e tij. Kush është miku trafikant droge në Spanjë që në kundërshtim me ligjin ka fituar tenderin e rindërtimit nga Erjon Veliaj? Pse e fsheh Sali Berisha me mashtrime? E vërteta që do të dal shumë shpejtë është aq e dukshme, sa shpifjet e Sali Berishës nuk e mbulojnë dot.

Leave a Reply

Your email address will not be published.