Vjen reagimi i parë nga Partia Demokratike pas sulmit me vezë ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, nga një grup të rinjsh të FRPD-së.
Deputeti Endri Hasa i quan të rinjtë që i “bënë pritë” Bashës si “qesharakë” dhe thotë se po keqpërdoren nga Sali Berisha.
Hasa thotë se demokratët duhet t’i bëjnë pritë aktiviteteve të Edi Ramës, por sipas tij, kjo gjë nuk i intereson Berishës.
Reagimi i plotë:
Një grusht njerëzish që po keqpërdoren në mënyrën më të ulët nga non grata nuk mund ta mbajnë peng Partinë Demokratike dhe kauzën opozitare.
Ata janë thjeshtë qesharakë. Ata që duan të bëjnë opozitë dhe e duan vërtetë largimin e Ramës, le të bëjnë pritë aktiviteteve të tij.
Por orkestruesi i dhunës nuk do që të sulmojë Edi Ramën sepse nuk i intereson të godasë qeverinë. Sali Berisha ka patur dhe ka vetëm një qëllim dhe një objektiv, të uzurpojë PD për ta përdorur si bunker!
Nuk e arriti në 8 Janar dhe nuk do t’ia dalë t’i marrë peng demokratët!
Ka ardhur koha që tranzicioni të marrë fund, shqiptarët kanë nevojë për liderë dhe qeverisje europiane që punojnë për ta.
Ne kemi zgjedhur të ardhmen
