Search
Close this search box.

Ilir Meta përfshihet në fushatë/I jep “borxh” Lulzim Bashës, këshilltarin e tij për shkrimin e programit

Ditën e sotme, Partia Demokratike prezantoi programin ekonomik. Gjatë prezantimit të këtij programi ra në sy edhe prania e Petraq Milos, aktualisht këshilltar për Ekonominë i Presidentit Ilir Meta.

Megjithëse, kreu i shtetit, duhet të jetë mbi palët dhe këshilltarët e tij të pavarur, kjo nuk e ka penguar Ilir Metën që të dërgojë këshilltarin e tij Milo për të punuar për programin e Partisë Demokratike.

Ky veprim i presidentit Ilir Meta, bie ndesh me lëvizjen e bërë pak kohë më parë nga vetë Presidenti, kur Ilir Meta “detyroi” ish-këshilltarin e tij të sigurisë Bahri Shaqiri që të jepte dorëheqjen për t’u angazhuar tek LSI, ndërsa Edmond Panaritin që të linte teserën e partisë së tij për ta emëruar si këshilltar në Presidencë.

Petraq Milo, nga viti 2005 deri në vitin 2013 ka mbajtur pozicionin e Këshilltarit të Berishës për financat publike dhe politikat monetare. Ndërsa nga nëntori i vitit 2019 mban pozicionin e Këshilltarit Ekonomik të Presidentit të Republikës.

Vinkmag ad

Read Previous

Përgjimet e Antimafias nuk janë telefoni i Babales

Read Next

Ismail Kadare mbush sot 85 vjeç/Ripropozohet për Çmimin Nobel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular