Search
Close this search box.

Përgjimet e Antimafias nuk janë telefoni i Babales

Nga Alba Kepi/ Për të vërtetën! Nuk është një dosje përgjimesh, por një MEGA operacion i ekzekutuar nga dy institucione kryesore të sigurisë kombëtare italiane, Departamenti Antimafia e Policia kundër krimit ekonomik e Financiar, pra Guardia di Finanza.

Nuk është telefoni i Babales që shqyhet nga politika për interesa privatiste, por është puna në terren e mbi 300 forcave policore për të cilët shteti italian ka investuar në shkollim, përgatitje e punësim në luftën kundër mafias.

Nuk është ditari i Nikut që mbyllet kur e vendos Miku , por një hetim i nisur prej 4 vitësh e që po vazhdon.

Nuk është shumëfletëshi kalendarik që shfaq figura femrash e burrash për interpretime të lira, por një dokumentim analitik e kronologjik i fakteve e provave, që vihen në dispozicion të policisë gjyqësorë e nën përgjegjësinë profesionale të hetuesve më të mirë.

Nuk është derri i egër që mbërrin enkas nga Kalabria, por fabrika e mishit, djathit, këpucëve, pantallonave etj., që konfeksionon rrotën e sallamit.

Nuk është metri katror më i shtrenjtë se në qendrën historike të Romës, por janë grataçelat përqindprodhuesë që i shpojnë shpirtin qiellit të Tironës.

Nuk është rastësia e mafiozit të vetëm, (nuk ka mafiozë të vetëm), por klani, familja, territori, sektori që i shërben “rastësisë shumëfatëshe” të tij.

Nuk është fushata ë 2021, (sa me autoprotagonizmën e vishni veten) por fitorja e paralajmëruar e 2017 sic thonë “miqtë e juaj” në përgjime.

Nuk janë “të fortit” që po shtojnë bandën , por 50 masa ndalimi, ndër 87 persona të hetuar, mes të cilëve, politikanë, financierë, karabinierë, klerikë, sipërmarrës e mafiozë.

Nuk është  dashakeqësia për të prishur imazhin, por shans i te gjithëve për të folur o heshtur.

Sa për faktet e provat, e vërteta be continued…

Vinkmag ad

Read Previous

Rudina Hajdari: Me paratë e shqiptarëve paguhet Ndrangheta, shteti është kthyer në bandë

Read Next

Ilir Meta përfshihet në fushatë/I jep “borxh” Lulzim Bashës, këshilltarin e tij për shkrimin e programit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular