Bullgaria e ka vendosur; nuk do ta heqë veton për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Sipas mediave bullgare, të cilat kanë cituar si burim “Sloboden Pechat”, ambasadori i Bullgarisë në BE, Rumen Alexandrov ka bërë me dije se Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përmbushur kriteret për thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
Sipas burimeve diplomatike të MPB-së nga Sofja, ambasadori vuri në dukje se në muajt e fundit pala bullgare ka ofruar mundësi për zgjidhje për çështjet e hapura që kanë të bëjnë me të drejtat e qytetarëve me identitet bullgar dhe zbatimin e marrëveshjes së fqinjësisë.