Ish-deputeti demokrat bën deklaratën e fortë: PD duhet të ndahet dhe jo të bashkohet me pengmarrësit

Jepi Share

Ish-deputeti i PD, Fatos Hoxha është shprehur kundër një bashkimi të PD, me ata që ai i quan pengëmarrës.

Hoxha shkruan se moto e levizjes në PD nuk mund të jetë “bashkimi”, por duhet të jetë “ndarja”, nga trashëgimia e keqe, nga politikat e dështuara, nga modeli i keqqeverisjes dhe qeveritarët e korruptuar, ndarja nga korrupsioni, klientelizmi, keqpërdorimi i shtetit, kultura e pandëshkueshmërisë.

PD- duhet te ndahet dhe jo te bashkohet me “pengmarresit”.

Interesi i demokratëve të Shqipërisë dhe interesi i PD nuk kanë asnjë pikë takimi me interesin e “pengmarrësve”.

Prandaj ata nuk mund të bëhen bashkë.

Është iluzion dhe naivitet përpjekja për të mbajtur të bashkuara gjëra që nuk mund të rrinë bashkë, sepse nuk mund të pajtohen, pasi nuk e duan e nuk e durojnë dot njera tjetrën.

Në këtë kuptim moto e levizjes në PD nuk mund të jetë “bashkimi”, por duhet të jetë “ndarja”.

Ndarja nga trashëgimia e keqe, nga politikat e dështuara, nga modeli i keqqeverisjes dhe qeveritarët e korruptuar, ndarja nga korrupsioni, klientelizmi, keqpërdorimi i shtetit, kultura e pandëshkueshmërisë, nga penetrimi i krimit në politikë dhe kapja e shtetit.

Interesi i PD kërkon që bashkimin ta kërkojmë tek morali, përkushtimi, modestia, përulësia, vlerat njerëzore, shërbimi ndaj qytetarëve dhe parimet e shtetit ligjor.

Pa bërë NDARJEN nuk ka ringritje!

Pa ringritje nuk ka shpresë!

Kaq e thjeshtë është analiza.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Lufta Ukrainë-Rusi/ Erdogan nuk dorëzohet, zbulon vendimin që ka marrë

Read Next

A e sjell Berisha opozitën në pushtet? Ja çfarë thotë Dashamir Shehi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular