“Jo more!”/ Sali Berisha bën një hap pas me Lulzim Bashën, Artan Hoxha bën komentin epik: Për 7 muaj rresht e telendisi me libër shtëpie…

Jepi Share

Gazetari Artan Hoxha në një reagim në rrjetet sociale ka ironizuar ish-kryeministrin Sali Berisha, ku ish-kreun e PD-së e quan thjesht Lul Basha dhe jo më Lul Brava.

Postimi i plotë:

Nga sot, “Lul Brava” eshte thjesht “Lul”

Eshte i madh per zotin…

Ka 7 muaj rresht, e telendisi me liber shtepie Lulin e gjore, te cilin po vetë e solli nga hiçi ne krye te partise.

E beri deputet. Pastaj e beri minister transporti, minister te brendshem, minister te jashtem. E beri kryebashkiak te Tiranes. Pastaj e beri kryetar partie. Tentoi ta bente kryeminister, por nuk ja doli.

Ne fund, ai qe e ngriti Lulin ne zenit, i vuri thonjte ne fyt dhe shqelmin bythve.

I tha e çfare nuk i tha. I nderseu ne kurriz gjithe miletin, te madh e te vogel, qe nga 9 shtatori i kaluar kur i doli kunder(i doli kunder?! Thjesht nuk guxoi t’i dilte ne mbrojtje ndaj Non Grata-s Amerikane).

Dhe sapo i dorezoi seline e SHQUP-it, vulen e partise, çelsat e zyres dhe bravat e dyereve te blinduara, menjehere nderroi pllaken.

“Nuk do t’i them me Lul Brava, por Lul Basha”….

Jo more!!!

Kur te dalin kunder, jane “peng i Rames”, “zagare te Soros”, te implikuar ne afera financimesh ruse, jane perfshire ne milionat e narkotrafikut te Toyota Yaris, kane vjedhur tendera bashke me qeverine, jane shitur dhe jane blere per te mbajtur Ramen ne pushtet….

Pastaj nje dite te bukur, kur te dorezojne gjithçka, qofte ajo dhe prona jote “toke e xanun”, menjehere u heq mekatet si me magji.

Si me qene iluzionisti David Copperfield…

Nuk e ka per here te pare.

Kur doli ne opozite, me 1997-2005, akuzonte Taçin se bente kontrabande nafte me lejen e pushtetit dhe ndante milionat me qeverine e majte.

Sapo erdhi ne pushtet dhe i shijuan milionat e eurove te kontrabandes se Taçit, nderroi pllaken.

“Jo nuk kam thene Taçi, kam thene Caci”…

Qe nga sot, Lul Brava nuk eshte me Lul Brava, sepse ti dorezoi bravat ty…

Nga sot, Lul Pengu nuk eshte me peng i Rames, sepse eshte pengu yt…

Po ka demokrat qe nuk do t’i therrase me Lul Bashes, Lul Brava?!

Dhe ti me mire se kushdo tjeter e di, se Lul Bashes, demokratet deri sa te vdese, prape Lul Brava do t’i thone.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

SKANDAL/ Mësuesi i pamëshirshëm godet fëmijët në kokë (VIDEO)

Read Next

Sakrifica e ekipit Zjarrfikëses Gramsh/Flakët rrezikojnë jetën e zjarrfikësve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular