Search
Close this search box.

Kandidatët me të shkuar kriminale/S’tërhiqet Yuri Kim, nxjerr njoftimin e SHBA-ve për Tom Doshin: Fiksojeni mirë këtë paralajmërim…!

Ambasadorja amerikane Yuri Kim duket e vendosur në kërkesën e saj për të shqyrtuar të kaluarën me kujdes kandidatët për deputetë në listat e partive politike.

Tashmë që na ndajnë edhe pak muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Yuri Kim ka rikthyer deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili vendosi në “listën e zezë” deputetin e Partisë SocialDemokrate, Tom Doshin.

Duke iu referuar deklaratës së vitit 2018, Yuri Kim shkruan se ia vlen të kujtohet njoftimi i DASH, duke shtuar se votuesit shqiptarë meritojnë më shumë se kaq.

“Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky paralajmërim i bërë nga Sekretari i Shtetit në SHBA-së pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri, votuesit e Shqipërisë meritojnë më shumë,”-shkruan ajo në Twitter.

Tom Doshi i shpallur non-grata nga SHBA

Në vitin 2018 Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli Tom Doshin të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA, për shkak se akuzohet për korrupsion.

LISTA E TË SHPALLURVE NON GRATA KU BIE NË SY EMRI I TOM DOSHIT DHE FAMILJARËVE TË TIJ

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO-Si në kohën e Enverit/Ramën e presin me këngë e lavde në Tepelenë: O miku i Gramozit, t’u bëftë dita 1 mijë

Read Next

VIDEO/Rama tallet me gruan në Ndroq në sy të burrit: Demin do ta sjellim për lopën jo për ty, banorja: Le ta marr Covidin prej teje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular