Kapet mat pedofili në Tiranë, si e futi në kurth prokuroria, “karremi” që përdori

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një pedofil me origjinë nga Dibra, por banues në Gjirokastër.

Ai u kap në flagrancë nga policia në qendër të kryeqytetit, pasi ishte në tentativë për të abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur.

Policia në rrugë operative është vënë në dijeni të këtij rasti, se ai joshte vajza të mitura apo adoleshente për të kryer marrëdhënie me to.

Sipas oranews, menjëherë prokuroria e Tiranës ka autorizuar një vajzë, e cila ka hyrë në bisedë me pedofilin nga Gjirokastra, duke bërë që ai të udhëtojë nga qyteti Jugor në Tiranë.

Në mesazhet që policia ka sekuestruar në telefonin e tij, ai i kërkon vajzës të kryejë marrëdhënie edhe pse vajza është e mitur.

Pedofili i kërkon asaj që të takoheshin në qendër të Tiranës, në një ditë kur prindërit e saj të ishin në punë dhe pasi të mbaronte shkollën. Sipas “skenarit”, vajza do linte orën e kursit të frëngjishtes dhe të shkonin të qëndronin së bashku.

Por e gjitha u finalizua me arrestimin e tij.

Vinkmag ad

Read Previous

(FOTO) Berisha mban sot Kuvendin/Demokratëve u dërgohet mesazhi i fortë në telefon

Read Next

SHBA-të i bëjnë thirrjen e fortë Bashkimit Evropian për Shqipërinë: Kjo është lëvizja që duhet të ndërmerrni sa më parë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular