Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Përmes një statusi në Twitter, Basha shkruan se me akuzat që ka bërër Berisha ka rënë shumë poshtë dhe se kjo gjë është mjaft e trishtë.
Basha thekson gjithashtu se gjithçka që ka thënë Berisha janë trillim e mashtrime.
Sipas kreut të Partisë Demokratike, ato që thotë Berisha nuk do ta kthejnë dot PD-në në mburojën e interesave të tij personale.
“E trishtueshme kur dëgjon sa poshtë ka rënë Sali Berisha. Asnjë trillim, mashtrim, të thash e me the, nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave të tij personale,”- shkruan Basha.
E trishtueshme kur dëgjon sa poshtë ka rënë Sali Berisha. Asnjë trillim, mashtrim, të thash e me the, nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave të tij personale.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 21, 2021
LEXO EDHE: