Në 81-vjetorin e “Jo-së”greke, është zhvilluar ceremonia në varrezat e ushtarëve grekë, ku shumë minoritarë dhe grekë kanë shkuar atje me flamur dhe veshje tradicionale.
Këto ceremoni janë zhvilluar edhe në fshatin Bularat në Bashkinë Dropull ku të gjithë personat e mësipërm kanë marrë pjesë në meshën e organizuar në kishën e fshatit. Ajo që ka rënë në sy ka qenë edhe prania e ish-kampionit të peshëngritjes Pirro Dhima i cili qëndronte në krah të nënës së ekstremistit grek Kostadino Katsifas.
Gjithashtu, disa prej minoritarëve grekë kanë qenë në në ceremoninë e ushtarëve që prehen në Këlcyrë, ndërsa disa të tjerë kanë shkuar edhe në varrin e Kacifas dhe kanë ndezur qiri.