Search
Close this search box.

Kryemadhi: Më 25 prill, Shqipëria shkon drejt Europës, ndërsa Rama drejt gropës

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka theksuar se 25 prilli është një moment vendimtar ku Shqipëria shkon drejt Europës ndërsa Edi Rama drejt gropës që ka hapur vetë në 8 vite qeverisjeje.

Gjatë takimit me banorët e njësisë nr.2 në Tiranë, Kryemadhi ka thënë se nuk e diskuton fitoren e 25 prillit dhe pas kësaj date do të punojnë për ta çuar Shqipërinë drejt Evropës.

“Nuk e diskutoj fitoren e 25 prillit për ekipin e mrekullueshëm të Tiranës dhe sidomos të Njësisë 1 dhe 2, por ju uroj suksese në punën tonë mbas 25 prillit, për ta çuar Shqipërinë drejt Europës dhe jo siç po e çon Edi Rama me sorrat e tij drejt gropës. Gropa që Edi Rama hapi për shqiptarët, do të bjeri vetë brenda. Sepse qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm të Tiranës, por në të gjithë Shqipërinë, e kanë dhënë fjalën e tyre, që më 25 prill do të votojnë djemtë dhe vajzat e tyre, do të votojnë burrat dhe gratë që i dalin për zot këtij vendi, që i dalin për zot familjeve, që i dalin për zot Shqipërisë, që i dalin për zot flamurit kombëtar. “Kryemadhi shprehet se ajo që mendon kryeministri për shqiptarët nuk ka rëndësi. LSI do të punojë për të kthyer të rinjtë dhe të rejat në vendin e tyre. 

“Ne e dimë shumë mirë se çfarë mendon Edi Rama për qytetarët e Tiranës. Ne e dimë shumë mirë se çfarë mendon Edi Rama për shqiptarët. Dhe nuk na bëhet vonë fare se çfarë mendon ai. Sepse ne duam të bëjmë më të mirën për të rinjtë dhe për të rejat, t’i kthejmë djemtë dhe vajzat e shqiptarëve në Shqipëri, të jetojnë në Shqipëri, ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve, ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë. “

Gjatë fjalimit të saj kryetarja e LSI tha se në 25 prill Edi Rama do ikë me votën e qytetarëve të cilët dinë të tregojnë se janë qytetarë evropianë.

“Rama ka ikur, por Rama do iki më 25 prill me votën tuaj, sepse ne dimë të tregojmë që jemi qytetarë e qytetare europianë. Por ne dimë të tregojmë edhe anën tjetër të monedhës, kur nëse Edi Rama kërkon të cenojë shqiptarët, djemtë dhe vajzat e tyre, ai jo vetëm që do të shtypet si një mizë, por do të zhduket si një specie dhe Shqipëria të mos shikojë më racë të tillë, që shet Shqipërinë dhe djemtë e saj.”

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Fatmir Mediu nxjerr sekretet e PD-së: Ja si Berisha mu ankua për Lulzim Bashën

Read Next

VIDEO/Meta: Edi Rama është me kartelë, pas 25 prillit do ta çojmë në psikiatri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular