Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu deklaroi se partia që ai drejton ka qenë gjithmonë e djathtë dhe asnjëherë nuk ka bërë kapërcime nga idealet e saj. I ftuar në emisionin “Refleksione”, Mediu rrëfeu një moment të fushatës së vitit 2017 me Berishën dhe Bashën.
“Personalisht nuk kam bërë asnjëherë pazar, por as partia Republikane nuk ka qene pjesë e pazarit. Por ka qenë në një marrëdhënie të qenësishme me të djathtën bazuar në një identitet të qartë politik. Në një moment të fushatës së vitit 2017, kur zoti Basha po thoshte: “Me besimin në Zot, familja, prona dhe kombi”, m’u qa zoti Berisha dhe më tha: “Shiko të mori dhe programin.”
Thash me kënaqësi, idetë dhe programet e partisë Republikane janë për të djathtën. Dhe marrëdhënia jonë më Partinë Demokratike është për të forcuar të djathtën,” deklaroi mes të tjerash Fatmir Mediu në emisionin “Refleksione”.