Lufta për të marrë PD-në/Këto do të jenë lëvizjet e radhës të Bashës dhe Berishës

E shtuna e 18 Dhjetorit u mbyll me zhvillime intensive në kampin demokrat, tashmë të ndarë në 2 pjesë. Ndërsa grupi i drejtuar nga Sali Berisha ka mbajtur sot referendumin ku u deklaruan më shumë se 43 mijë vota të anëtarësisë pro shkarkimit të Lulzim Bashës, ky i fundit mbajti sot Kuvendin Kombëtar, ku deklaroi një pjesëmarrje prej 5004 anëtarësh. Kuvendi shpalli nul çdo vendim të deklaruar një javë më parë nga kuvendi i jashtëzakonshëm i thirrur prej Berishës.

Dje në mbrëmje u mbyll me deklaratat në selinë e PD. Por ndërsa kryedemokrati Basha zgjodhi të mbledhë anëtarësinë brenda selisë, Berisha me një numër dominant mbështetësish u mblodhën jashtë selisë, nga ku lideri historik deklaroi të hënën një protestë kombëtare. Ndërkohë në përfundim të mbledhjes me kryesinë, po të hënën Basha deklaroi mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ndërkohë që refuzoi të njohë referendumin e sotëm. Ai tha se PD ka pasur sot vetëm një aktivitet politik dhe ai ishte Kuvendi Kombëtar. Nga ana tjetër Berisha ka paralajmëruar protesta kombëtare.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Zbulohet mashtrimi i madh i Lulzim Bashës me Kuvendin Kombëtar

Read Next

Dita e lulëzimit të hipokrizisë bashiste

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular