Search
Close this search box.

Marrëveshje për ta çuar LSI-në për skrap/Basha: Rama çfarë thotë sot, nuk e thotë nesër

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, që më herët u shpreh se “në 2017-ën çuarja për skrap e LSI ishte projekt i përbashkët i tij me Lulzim Bashën”.

Sipas Bashës, Rama është kaq i lodhur saqë çfarë thotë sot nuk thotë nesër, duke shtuar se po bën diversion.

Është kaq i lodhur! Çfarë thotë sot nuk thotë nesër. Nuk mban më Rama, ka mbaruar. Është e shkuara. Tani duhet të merremi me të ardhmen. Koalicioni që unë drejtoj, bashkë me LSI, hapi i parë që do hedhim me shqiptarët është do largojmë Edi Ramën më 25 prill. Pastaj me planin e punës do sjellim mirëqenie për shqiptarët. Nuk kam premtuar mrekulli por marr angazhime të realizueshme”, tha Basha.

Ndërkaq Rama deklaroi më herët sot se: “Çuarja për skrap e LSI, praktikisht një projekt i përbashkët me Lulzim Bashën por i tradhtuar nga Lulzim Basha, se unë nuk e kam tradhtuar, vazhdoj të besoj te ai projekt. Basha ishte ai që e ndau me demokratët domsdoshmërinë për ta çuar LSI për skrap u betua që s’do ketë më matrapazllëqe me LSI, shpk e ku di unë çfarë e sot është thjesht një aksioner në shpk e katër ortakëve ku ai është ortak minorancë ne fakt se kryesorët janë Saliu dhe Ilir Meta”.

Vinkmag ad

Read Previous

‘Mos kandido njerëz me të shkuar kriminale’/Rama ‘përplaset’ me ambasadorët

Read Next

Ç’ndodhi me 33-vjeçarin? Shqiptari kthehet pa zemër nga spitali në Spanjë, nis hetimi për trafik organesh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular