Në qytetin e Nju Jorkut, të dërguarit zyrtarë në Kombet e Bashkuara dhe familjet e tyre kanë imunitet diplomatik. Ata nuk mund të ndiqen penalisht për shumicën e krimeve. Fatmirësisht, kjo mbrojtje nuk bën që ambasadorët të shndërrohen në vrasës serialë. Por historia është pak më ndryshe kur bëhet fjalë për shkeljet në parkim. Për njujorkezët parkimi i paligjshëm ka një kosto. Nëse tejkaloni kohën e caktuar mund të gjobiteni deri në 65 dollarë. Parkoni pranë një hidranti zjarri gjoba shkon në 115 dollarë. Por për diplomatët, shkeljet janë ‘pa kosto’. Edhe pse gjobat vendoseshin askush nuk i paguante.
Në vitin 2002, kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg vendosi t’i jepte fund . Administrata e Bloomberg filloi zbatimin e një rregulli; sipas të cilit çdo automjet diplomatik me më shumë se tre bileta parkimi të papaguara do të humbiste targat e tij diplomatike, shkruan Foreign Affairs.
Për të bërë të qartë se në qytet kishte zbritur sherif i ri Departamenti i Shtetit hoqi targat e tyrepër 30 konsullatat e huaja brenda një dite. Sipas studiuesve të shkencave sociale kjo quhet “eksperiment natyror”. Është e natyrshme sepse ka ndodhur pa ndërhyrjen e ekipeve kërkimore. Por ndërsa eksperimentet natyrore nuk zhvillohen në laborator, ato ndjekin të njëjtën logjikë. Ashtu si eksperimentet mjekësore përfshijnë një grup trajtimi dhe një grup kontrolli; ky eksperiment natyror paraqiste një grup kontrolli (diplomatë në periudhën e parazbatimit) dhe një grup trajtimi (diplomatë në periudhën pas zbatimit). Gjithçka tjetër ishte kryesisht e njëjtë. Dallimi kryesor që mund të shpjegonte çdo ndryshim në sjellje ishte nëse diplomatët mendonin se mund t’ia hidhnin me shkeljet e parkimit.
Dy ekonomistë, Raymond Fisman i Universitetit të Bostonit dhe Edward Miguel i Universitetit të Kalifornisë, Berkeley, analizuan të dhënat për të parë se çfarë modelesh mund të gjenin.
Nëse po përpiqeni të merrni me mend se çfarë gjetën, ju ndoshta do t’ju duhet të zgjidhni njërin krah.
Grupi i parë beson se ata që parkojnë ilegalisht janë ndoshta thjesht shkelës të pavëmendshëm të rregullave. Ose je një parkues i paligjshëm, ose nuk je, në të njëjtën mënyrë që je ose narcisist, ose nuk je. Kampi i dytë nuk fajëson individin, por e sheh sjelljen individuale si produkt të kulturës ose kontekstit. Ndoshta parkuesit e paligjshëm vijnë nga një shoqëri ku zyrtarët mësohen se rregullat nuk vlejnë për ta. Ose ndoshta njerëzit thjesht vendosin nëse do të shkelin ligjin bazuar në shanset e vogla për t’u përballur me pasojat.
Provat e tyre mbështetën në mënyrë vendimtare shpjegimin e kulturës dhe kontekstit. Kishte dallime të mëdha në atë se kush parkonte ilegalisht në periudhën e parazbatimit. Diplomatët nga vende të tilla si Suedia, Norvegjia dhe Japonia kishin zero bileta parkimi të papaguara gjatë periudhës pesëvjeçare. Edhe kur mund t’ia dilnin, ata luajtën sipas rregullave. Në anën tjetër, diplomatët nga Kuvajti vlerësuan mesatarisht 249 shkelje parkimi për çdo diplomat. Nëntë vendet e tjera që përmbyllnin top 10-shen më të këqe ishin të gjitha bastionet e korrupsionit: Egjipti, Çadi, Sudani, Bullgaria, Mozambiku, Shqipëria, Angola, Senegali dhe Pakistani. Është e qartë se kulturat e korrupsionit kishin një efekt drastik në sjelljen individuale.