Berisha “zbulon” bisedën: Basha i thoshte ambasadores Kim: “Flasim jashtë se më ka vënë Saliu përgjues”

Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëron kreun e PD Lulzim Basha, duke thënë se do t’i nxjerrë pabesi të turpshme që ai ka bërë.

Gjatë foltores me gratë demokrate, Berisha tha se ka dijeni edhe për paranojën që Basha kishte, pasi mendonte se ishte nën përgjim nga ai.

“Burime tërësisht amerikane më thonë mua se ky i thoshte ambasadores të dalim nga zyra dhe të flasim jashtë se më ka fut Sali Berisha përgjues në zyrë mua”, u shpreh Berisha.

Berisha gjithashtu tha se në një të ardhme planifikon të vendosë në Tiranë shtatoret e dy presidentëve amerikanë, George Bush dhe Bill Clinton.

“I vumë një shtatore madhështore Woodroë Wilson që ndaloi coptimin e mëtejshëm të Shqipërisë, të njëjtën gjë do bëjmë me Xhorxh Bushin dhe Bill Klinton për pavarësinë e Kosovës”, tha ai.

Vinkmag ad

Read Previous

Media amerikane: Diplomatët shqiptarë, e vendit më të korruptuar, vijnë në SHBA dhe nuk paguajnë as…

Read Next

VIDEO/Vajza nxjerr nënën nga shtëpia: Jam rrugëve prej 6 muajsh, mbeta në shi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular