“Mendoni sikur të ishte vajza juaj”/Edi Rama i përgjigjet videos së Bashës: Ti king, vajzat ruaji nga Saliu dhe Likja

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha i cili përmes një videoje denonconte arrogancën e kreut të në përplasjen me gazetaret femra.

Përmes një reagimi në Twitter, Rama i drejtohet Bashës duke e këshilluar të ruajë vajzat nga “Saliu dhe Likja“.

Lulëzim ofendimi, shpifja, harbutëria nuk ka gjini, është e pajustifikueshme pavarësht nga gjinia e autorit! Kurse ti king vajzat e shqiptarëve ruaji nga Saliu, Likja e tërë harbutët e tu që lemerisin dynjanë kur hapin gojën dhe lëri montazhet prej skuthi!”, shkruan Rama në Twitter.

Kreu i PD-së Lulzim Basha postoi pak më herët një video në Facebook, ku shfaqte të gjitha rastet e intimidimit të vajzave e grave nga Edi Rama.

Postimi i Bashës:

Imagjinoni një vajzë të vogël që kërkon frymëzim, me shpresën se një ditë do të jetë si modelet që ndjek.

Tani imagjinoni si ndihet kur sheh gratë që sulmohen me arrogancë…

Kur përqeshen…Kur ofendohen…

Kur diskriminohen…

Vetëm sepse bëjnë punën e tyre!

Imagjinoni sikur ajo të ishte vajza juaj…

Ky është mesazhi për të cilin ka nevojë?

Vajza juaj po dëgjon dhe vota jote në 25 prill, mund të përcaktojë një tjetër model.

Voto për ndryshimin!

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Monika Kryemadhi: LSI s’ka për t’u shkrirë, Rama dhe socialistët do hanë kokat e njëri-tjetrit

Read Next

Kompania që nxori 100% të saktë rezultatin në Kosovë publikon sondazhin për zgjedhjet në Shqipëri: Ja kush fiton më 25 prill

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular