Kompania që nxori 100% të saktë rezultatin në Kosovë publikon sondazhin për zgjedhjet në Shqipëri: Ja kush fiton më 25 prill

Kompania që nxori me saktësi rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë ka realizuar një sondazh edhe për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. Sondazhi i realizuar në Kosovë, ku për zgjedhjet e 14 shkurtit nxori rezultatin 100% të saktë, ka arritur në konkluzionin se në Shqipëri shumicën do ta fitojë opozita.

Është pikërisht kompania shqiptaro-izraelite “GeoCartography”, që nxjerr si parti të vetme fituese Partinë Socialiste, me rreth 2% më shumë se Partinë Demokratike. Megjithatë, sipas sondazhit, koalicioni opozitar i Shqipërisë, PD-ja e LSI-ja, bashkë do të marrin 71-74 mandate në Kuvend, duke siguruar kështu shumicën.

PS-ja e kryeministrit të tanishëm, Edi Rama, del se fiton 44.54 përqind, që kur përkthehet në mandate, i bie se merr 65-67. E dyta, rezulton se është Aleanca për Ndryshim e kryesuar nga Lulzim Basha, që sipas sondazhit, merr 61-63 mandate, ose 42.18 përqind.

Ndërkohë, sondazhi parashikon që LSI e Monika Kryemadhit të marrë 10 ose 11 mandate, që në përqindje i bie 9.31. Për këtë sondazh, janë pyetur 3778 persona, të shpërndarë në nëntë zona zgjedhore.

Sipas sondazhit, PD-ja del e para në qarkun e Shkodrës, të Lezhës, të Kukësit, të Dibrës. Partia e Bashës, sipas sondazhit, do të prijë në këto zgjedhje edhe në Durrës dhe në Korçë.

PS-ja pritet të prijë në Tiranë, në Elbasan, në Fier, në Berat, në Vlorë dhe në Gjirokastër.

Sistemi zgjedhor në Shqipëri ndryshon nga sistemi i Kosovës. Atje nuk është i gjithë vendi një zonë elektorale (proporcional i pastër) por është proporcional rajonal. Çka do të thotë që janë 12 zona zgjedhore prej të cilave zgjidhen në total 140 deputetë. Numrin më të madh të deputetëve e nxjerr Tirana (36).

Sipas sondazhit të realizuar, këto janë rezultate për çdo zonë zgjedhore (ose siç quhen në Shqipëri qarqe) :

1. Qarku i Tiranës

Qarku i Tiranës sipas sondazhit fitohet nga koalicioni Opozitar (PD-LSI). Sipas të dhënave 17 deputetë do të ketë Partia Socialiste, 16 Partia Demokratike dhe 3 deputetë LSI. Mundësia që rezultati PD-PS të përmbyset në favor të PD-së (pra 16 me 17) është 29.5% ndërsa që ta ruajë epërsinë (17 me 16) është 69.5%. LSI i ka të konsoliduar 3 deputetë, forca të tjera nuk marrin deputetë.

Parashikimi PS 17 deputetë, PD 16 deputetë, LSI 3 deputetë

2. Qarku i Fierit

Fieri, një bastion historic I Partisë Socialiste do të shënojë një rezultat mjaft të mirë edhe këtë vit. Sipas të dhënave që vijnë nga sondazhi, Partia Socialiste ka të sigurtë 8 mandate dhe ka 66% mundësi për të nëntin. Partia Demokratike merr 6 deputetë, dhe LSI merr 1 deputet (ka shanse 34% për të dytin).

Parashikimi PS 9, PD 6 dhe LSI 1

3. Qarku i Durrësit

Qarku I Durrësit. Nga rezultatet e sondazhit kuptohet që Partia Demokratike ka të sigurtë 7 mandate dhe PS 6 . Do të jetë luftë e fortë treshe(PD, PS dhe LSI) për deputetin e fundit.

Parashikimi PS 6, PD 7, LSI 1

4. Qarku i Elbasanit

Elbasani nxjerr 14 deputetë. Sipas sondazhit Partia Socialiste i ka të siguruar 7 mandate pork a shumë pak shanse për të tetin. Partia Demokratike merr 5 mandate ndërsa LSI 2 mandate.

Parashikimi PS 7 deputeë, PD dhe aleatët 7

5. Qarku i Vlorës

Qarku i Vlorës duket sikur nuk ka dilema nga sondazhi. Fitorja e PS-së është e ndjeshme, por jo me rezultatin e 2017-ës.

Parashikimi PS 7 mandate, PD 4 mandate dhe LSI 1 mandat.

6. Qarku i Korçës

Qarku i Korçës do të jetë shumë i luftuar. Aty janë 11 ulëse, nga të cilat 4 i ka të sigurta PD, 4 i ka të sigurta PS dhe një LSI. Për dy mandatet që mbesin do të luftojnë fort treshe PS, PD dhe LSI. Mund të shkojë në 5 me 5 me 1, por edhe 4 me 5 me 2. Gjithsesi Opozita duket se do ketë më shumë vende sesa Maxhoranca.

7. Qarku i Shkodrës

Shkodra paraqitet mjaft interesante në rezultatin e sondazhit. Partia Demokratike ka të sigurtë 5 mandate në këtë qark, Partia Socialiste ka 4 mandate të sigurta, LSI ka një mandate të sigurtë ndërsa PSD e Tom Doshit dhe Lëvizja për Ndrsyhim e Jozefina Topallit do të luftojnë për një mandate. Ky është edhe mandati i vetëm jashtë treshes PS-PD-LSI në gjithë Shqipërinë.

Parashikimi Partia Socialiste 4 mandate, Partia Demokratike 5 mandate LSI 1 mandat dhe të tjerët 1 mandat

8. Qarku i Beratit

Qarku i Beratit zgjedh 7 deputetë. Në rezultatet e vitit 2017 kjo zonë zgjedhore është ndarë 4 me 2 me 1 në mes Partisë Socialiste, Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në sondazhin e Gazetës Express, rezultati pritet të jetë një ndryshim vendesh mes Partisë Socialiste dhe LSI-së, pra 2 deputetë PD dhe një deputet LSI. Partia Socialiste do të marrë përsëri 4 deputetë. Probabiliteti që PS të marrë 5 deputeët është 25% ndërsa LSI ka 75% mundësi për ta marrë një deputet.

Parashikimi Partia Socialiste 4 mandate, Partia Demokratike 2 mandate ndërsa LSI 1 mandat

9. Qarku i Lezhës

Qarku Lezhë është një qark tjetër ku Opozita PD-LSI do fitojë më shumë deputetë sesa PS. Rezultati i parashikuar është PD 3 mandate, PS 3 mandate LSI 1 mandat

Parashikimi Partia Demokratike 3 deputetë, Partia Socialiste 3 deputetë dhe LSI një deputet.

Shqipëria është udhëhequr në 8 vitet e fundit nga PS-ja e Edi Ramës, i cili herën e fundit fitoi i vetëm mbi 50 për qind të votave.

LSI-ja atëherë e Ilir Metës, me të cilën Rama kishte nisur udhëheqjen, kaloi te opozita, duke qenë e ashpër ndaj pushtetit të PS-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *