Mero Baze publikon videon dhe ironizon Berishën: Duhet vizituar mos i shfaqet ajo sëmundja e moshës, gruaja dhe fëmijët s’duhet ta lënë vetëm rrugëve

Jepi Share

Ish-kryeministri Sali Berisha tha ditën e sotme në një nga Foltoret e zhvilluara se në vitin 1998 i kishte të gjithë kunnër, por pavarësisht kësaj arriti të fitonte.

Videon e kësaj deklarate të Berishës e ka publikuar gazetari Mero Baze, i cili thotë se në vitin 1998 e vetmja garë ka qenë Referendumi për Kushtetutën, të cilin PD e bojkotoi. Ai thotë se Berisha gënjen pasi e ka zakon, ndërsa ironikisht shton se gruaja dhe fëmijët nuk duhet ta lënë vetëm në rrugë ish-kryeministrin, pasi duhet vizituar se mos i është shfaqur sëmundja e moshës.

“Ky thotë më 98 i kisha të gjithë kundër por fitova. Më 98 e vetmja garë ka qenë referenduni për kushtetutë. PD e bojkotoi ndërsa referendumi fitoi dhe pa PD. Kishte dhe disa zgjedhje te pjesëshme në Qershor që i humbi të gjitha si më 6 Mars.

Nuk jam i shqetësuar se gënjen se atë e ka zakon.

Thjesht duhet vizituar se mos i është shfaq ajo sëmundja e moshës dhe në këtë rast gruaja dhe fëmijët s’duhet ta lënë vetëm rrugëve”, shkruan Mero Baze.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“Është një perspektivë mjaft e tmerrshme. Do ketë pasoja”/ Zyrtari britanik trondit me paralajmërimin, tregon çfarë pritet të ndodhë me luftën: E vështirë të…

Read Next

VIDEO/ Kërcet huri te Liqeni në sy të policisë, të rinjtë përleshen me njëri-tjetrin. Sherri nisi për shkak të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular