Search
Close this search box.

Meta: Basha, i papjekur. Mu lut që ta nxirrja nga…

“Djegia e mandateve dhe zerimi i opozitës në pushtetin vendor janë ndër aktet më skandaloze dhe më të rënda që tronditen themelet e shtetit ligjor dhe demokracinë”.

Kështu është shprehur Presidenti i Republikës Ilir Meta në një intervistë për mediat në Kosovë. Meta bëri akuza të forta ndaj kryetarit të PD-së, Basha të cilin e quajti, të papjekur.

“Kjo është një faturë shumë e rëndë e opozitës aktuale në Shqipëri. Këto akte e ndihmuan dhe e përshpejtuan kapjen totale të shtetit. Megjithatë opozita së shpejti shpresoj të marrë në dorë rolin që i takon.

Sa i takon Bashës dhe deklaratave të tij për Trekëndëshin e Bermudës, ai shquhet jo vetëm për lapsuse në matematikë, por së fundmi edhe në gjeometri. Basha ka 4 përgjegjësi madhore për kapjen totale te shtetit nga Rilindja, të cilave ai nuk mund t’ju shmanget dot. Basha më kot i shmanget, por nuk i shpëton dot katërkëndëshit të përgjegjësive të tij madhore.

Kryetari aktual i papjekur i PD m’u lut me lot në sy të shtyja zgjedhjet lokale. Për të shmangur një gjakderdhje të mundshme dhe për të ndihmuar opozitën të dilte nga ky qorrsokak ku e kishte futur për të disatën herë Kryetari i papjekur i PD, u detyrova te shtyja zgjedhjet” – tha Meta.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/‘Breshëri plumbash drejt Audit te Astiri’, ja çasti atentatit fatal ndaj Erigers Mihasi dhe shokut të tij

Read Next

Vuçiç ngre alarmin: Serbia po zhduket si komb!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular