VIDEO/‘Breshëri plumbash drejt Audit te Astiri’, ja çasti atentatit fatal ndaj Erigers Mihasi dhe shokut të tij

Emisioni “Në shënjestër” ka nxjerrë pamjet ku duket automjeti tip “Audi” i bardhë me të cilin lëvizte Mihasi dhe Dumani, ndërsa nga pas afrohet makina e autorëve dhe nga sedilja e pasme qëllohet në një distancë të afërt në pjesën anësore të makinës së viktimave.

Nga ekspertiza, 13 plumba janë zbrazur vetëm mbi 32-vjeçarin Mihasi.

Ata janë ndjekur për disa metra nga autorët që kanë qëlluar nga njëra anë e “Audit” luksoz të identifikuar dhe me targat EM (Erigers Mihasi), i cili ishte shënjestra e atentatit.

“Audi” i bardhë, ku udhëtonin Erigers Mihasi dhe Armando Dumani, ka ulur shpejtësinë teksa i afrohej zonës së njohur si ‘Dy rrathët’, ndërsa ora shënonte 19:26 minuta.

Në këtë moment, siç vihet re, në krah të makinës së viktimave vjen makina e autorëve, një automjet tip “Toyota” me ngjyrë të zezë nga ku autorët fillimisht e qëllojnë makinën e viktimave nga pas dhe më tej i dalin makinës së viktimave në krahun e pasagjerit, ku e qëllojnë sërish me breshëri kallashnikovi. Pas krimit shihet një autobus që ndalon dhe qytetarët të alarmuar që zbresin.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Spartak Ngjela: Berishën do e gjejë belaja, do ta fusin në burgjet amerikane

Read Next

Meta: Basha, i papjekur. Mu lut që ta nxirrja nga…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular