Qeveria e Edi Ramës ka marrë në mbrojtje ambasadorin e Bashkimit Evropian Luigi Soreca.
Këshilli i Ministrave me propozim të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi ka vendosur në që të miratojë vendimin që Garda e Republikës të marrë në mbrojtje ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca. Në vendimin e publikuar në fletoren zyrtare theksohet që garda do të ruajë ambasadorin dhe objektet ku do të akomodohet apo ushtrojë veprimtarinë.
VENDIMI I PLOTË:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, pikat 1, shkronja “d”, e 2, shkronja “d”, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave VENDOSI:1.Garda e Republikës ruan dhe mbron këto personalitete:
- a) Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri.
2.Garda e Republikës ruan dhe mbron këto objekte:
- a) Objektet ku akomodohet dhe ushtron veprimtarinë personaliteti i përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës 1, të këtij vendimi.
3.Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR Edi Rama