Aksidentet në vend nuk kanë të ndalur. Një drejtues mjeti ka aksidentuar një 23 vjeçare te ‘ 21 Dhjetori’ në kryeqytet. Kjo e fundit ka mbetur e plagosur dhe është dërguar në spital. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se një person me inicialet G.M., i cili po drejtonte një automjet, ka qenë duke transportuar një të sëmurë në spital dhe ka kaluar me semafor të kuq.
Kjo ka bërë që ai të përplaset me makina të tjera dhe një prej këmbësoreve që po kalonte aty në ato momentet. E reja me inicialet A.M., vetëm 23 vjeç, është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Njoftimi i policisë Tiranë:
Me datë 27.06.2021, rreth orës 14:45, tek 21-Dhjetori, mjeti me drejtues G. M., duke transportuar një shtetas të sëmurë për në spital, ka vazhduar lëvizjen me semafor të kuq, dhe ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. M., 23 vjeçe dhe dy mjete. Si pasojë është dëmtuar këmbësorja shtetasja A. M., 23 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
