Search
Close this search box.

Nicolas Sarkozy i dënuar për korrupsion/Edi Rama i shkon në shtëpi, ish-presidentit francez: E kam mik special

Kryeministri Edi Rama ka vizituar ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy, në shtëpinë e këtij të fundit në Paris.

Ai e ka cilësuar ish-presidentin Sarkozy si një mik special me të cilin diskuton dhe këshillohet për sfidat e Shqipërisë drejt integrimit evropian, edhe pse ish-kreu i shtetit francez është shpallur fajtor për korrupsion dhe është dënuar me tre vjet burgim, dënim të cilin po e vuan në shtëpi.

Me një mik special në shtëpinë e tij në Paris, presidentin Nicolas Sarkozy, me të cilin kam privilegjin të këshillohem për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit evropian“, shkruan Rama.

Vinkmag ad

Read Previous

Perspektiva e bashkëpunimit për institucionet e memorialistikës dhe trashëgimisë

Read Next

Zbulohet më në fund/Media greke: Ja kush e vrau 20-vjeçaren britanike në sy të foshnjës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular