Njeriu i Bashës tregon historinë e mjekes për Berishën: Djemtë me flokë të gjata i nxirrte nga auditori dhe i çonte në…

Kreu i PD-së për Fierin Agron Kapllanaj solli në vëmendje një vizitë që kishte kryer tek një mjeke e cila kishte qenë studente e Berishës. Në rrëfimin e saj të cilin Kapllanaj e solli për demokratët e Fierit, ajo i theksonte atij se është turp për një parti të djathtë që është drejtuar nga një ish-komunist si Berisha. Ndërsa ajo ka treguar edhe sjelljen tij si pedagog ndaj studentëve të mjekësisë, ku djemtë me favorite apo flokë të gjatë i nxirrte nga auditori duke i dërguar të qetheshin.

Agron Kapllanaj: Ish-kryeministri, ish-kryetari i Partisë Demokratike ka qenë një sekretar partie. Do t’ju bie një shembull. Para 1 muaji kam shkuar për kontroll shëndetësor në një klinikë. Aty më ka vizituar një mjeke, doktoreshë e zemrës që është fierake. Nuk po ia them emrin, por është bijë e qytetit të Fierit, zonjë e nderuar. Dhe më pyeti, kush isha, nga isha me se merresha. Me thënë të drejtën nuk doja t’i thosha që merrem me politikë sepse politika është aq e trazuar dhe unë isha atje për t’u vizituar. Dhe kur i thashë, më tha me cilin krah? I thashë me të djathtën

Mjekja: Ah ju keni pasur doktor Berishën?!

Kapllanaj: Po i thashë!

Mjekja: E kam pasur pedagog. Do të tregoj tre gjëra për të. Ai ishte sekretar i partisë dhe ju keni pasur për kryetar partie një ish-komunist sekretar partie dhe për ju do të ishte e turpshme që një parti e djathtë e lindur si parti e shpresës ta drejtonte një ish-komunist. Sali Berisha kur shihte djemtë që kishin pak ato favoritet, të zgjatura nuk i lejonte djemtë në auditor pa shkuar dhe pa i prerë, kur shihte djemtë me flokë të gjata nuk i lejonte të hynin brenda, nuk i linte brenda pa shkuar të qetheshin, kur shihte djemtë me pantallona të asaj kohe siç ishte moda, nuk i linte të hynin në auditor pa u ndërruar. Ky është Sali Berisha. Nuk e di nëse e keni njohur apo jo.

Vinkmag ad

Read Previous

Arrestohen tre persona në Lezhë

Read Next

Edi Rama për ‘Financial Times’ zbulon dëshirën e tij si asnjëherë më parë: Ja çfarë doja të më shkruanin në gurin e varrit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular