Përfundon mbledhja e Komisionit të Rithemelimit të PD/ Ja çfarë u vendos

Jepi Share

Ish-kryeministri Sali Berisha, pas mbledhjes së pasdites së sotme, ka thërritur në një tjetër takim Komisionin e Rithemelimit në selinë e PD-së.

Berisha ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike ku është pritur nga deputetët e Komisionit të Rithemelimit dhe mbështetësit e tij.

Pavarësisht prezencës së mediave, Berisha nuk pranoi që të japë një prononcim. Mbledhja ishte njoftuar për të nisur në orën 20:00.

Më herët gjatë ditës së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha sëbashku me disa përfaqësues nga Komisioni i Rithemelimit, u takuan me kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeajn dhe Sekretarin e Përgjithshëm Gazmend Bardhi.

Më pas, në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se gjatë bisedimeve u shtrua çështja e bashkimit të demokratëve me anë të votës së lirë.

Ai theksoi edhe njëherë se do të garojë për kryetar partie, duke ftuar çdo demokrat që dëshiron të kandidojë.

Në një konferencë të ndarë, Enkelejd Alibeaj tha se nuk ka pasur shenja bashkimi nga diskutimi me Berishën.

Kryetari i Komanduar deklaroi se do të ndjekë në Apel vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila njohu statutin miratuar në Kuvendin e 11 dhjetorit të organizuar nga Komisioni i Rithemelimit. Alibeaj u shpreh se një parti që synon të ngrejë vlerat demokratike dhe amerikane, nuk mund të drejtohet nga një person non-grata.

Së fundmi, ai u shpreh se do të presë vendimin e gjykatës së apelit

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

I ulur karrigen e Bashës, Sali Berisha me grupin e tij merr VENDIMIN e parë pas hyrjes në seli

Read Next

“Ja si do të jetë e ardhmja e PD”/ Lubonja: Kjo është opozita më e fortë, Berisha po tenton të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular