Eksperti i profilizimit kriminalistik, Ervin Karamuça, ka komentuar ngjarjet kriminale në vend, ku prej disa ditësh radhazi kanë tronditur vendin.
Eksperti është shprehur se nga konfliktet familjare për shkak të pandemisë, kemi kaluar në krime e organizuara.
Më tej ai thotë se policia duhet të ketë një qasje të trajtimit të kriminalitetit, e sidomos tani që po hapet dhe sezoni turistik.
“Janë disa lloj ekspozime të kriminalitetit ë kualifikime dhe në nivele të ndryshme, të gjitha konfliktet familjare për shkak edhe të izolimit nga pandemia kanë qenë konflikte virtual. Tani që kufijtë po hapen do kemi përplasje të forta, problem është se çfarë po bën policia e shtetit? Policia duhet të ketë një qasje të re, të trajtimit të këtij kriminaliteti e sidomos tani që po hapet edhe sezoni. Një çështje tjetër është edhe hapja e policisë me komunitetin, duhet të ndryshohet strategjia e bashkëpunimit, policia duhet të trokasë më shpesh te qytetarë, të ketë më shumë kontrolle. Policia e shtetit duhet të parandalojë krimin. Duhet të kemi një polici hibride. Duhet të gjejmë patjetër forma të reja të zhdërvjellësisë të organeve ligjzbatuese. Prioriteti kryesor është rendi dhe siguria publike për shkak të hapjes së sezonit turistik. Nuk mundet dot që ne njekohësisht të përqëndrojmë forca edhe për kanabisin, edhe për shtëpitë e barit edhe për ndërtimet pa leje dhe të lëmë pas dore të pritshmërisë së lartë të riskut që kemi për shkak të ardhjes së emigrantëve në atdhe, për shkak të elementëve që po vëmë re, që janë fuqizim i jashtëzakonshëm i grupeve të organizura kriminale. Kemi pasur gjithë këto vite një alarm shumë të madh që sa ka ardhur dhe është përmirësuar. Shqiptarët po forcohen shumë dhe në këto organizata nuk ka vetëm shqiptarë’, ka theksuar ai për Ora News.

