Rudina Hajdari: Me paratë e shqiptarëve paguhet Ndrangheta, shteti është kthyer në bandë

Deputetja Rudina Hajdari akuzoi nga foltorja e Kuvendit qeverinë e kryeministrit Rama se me taksat e qytetarëve po paguhet mafia italiane Ndrangheta.

Në fjalën e saj në Kuvend, Hajdari tha se biznesi është në krizë dhe shteti është kthyer në bandë.

Rudina Hajdari: Flisni me qytetarët, do t’ju tregojnë sesa shumë ka rënë konsumi sot. Sesi kontrollet e kanë kthyer shtetin në bandë. Shkoni në fshatrat e Elbasanit, t’ju tregojnë sesi jetojnë në varfëri, se bujqësia nuk ecën se nuk ka mbështetje. Flisni me banorët e Belshit, t’ju tregojnë sesi e mbajnë vajin e ullirit në shtëpi, se nuk kanë treg për t’a shitur. Takoni banorët e Përrenjasit, e Librazhdit, do t’ju thonë se kriza është ulur këmbë kryq. Shkollat janë pa ngrohje. Shkoni në Labinot, një shkollë me mbi 200 nxënës, nga aty dalin inxhinierë dhe mësues, por aty s’ka asnjë kusht minimal higjiene-sanitar. As kompjutera as laborator. Me taksat e qytetarëve, paguhet Ndrangheta.

Vinkmag ad

Read Previous

Pëllumb Pipero u infektua pas vaksinimit/ Këto janë shenjat që shfaqi edhe Rama

Read Next

Përgjimet e Antimafias nuk janë telefoni i Babales

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular