Përse e mbylle protestën dje? Sali Berisha nxjerr prapaskenat dhe tregon si i përdori dje armët Lulzim Basha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar sot ‘live’ mesazhin e një demokrateje që ishte e pranishme ditën e djeshme në protestë së bashku me djalin 14-vjeçar. Berisha tha se Lulzim Basha është në armiqësi totale me të gjithë anëtarësinë dhe familjarët e tyre, me të vdekur dhe të gjallë të kësaj partie. Ai e akuzoi Bashën se ka përpiluar lista për arrestimin e demokratëve.

“Një demokrate e cila më thotë, erdha bashkë me djalin tim 14-vjeçar sepse ai më ndjek në çdo protestë dhe pasi na hodhën gaz në mënyrë të paimagjinueshme, vështirësia ime më e madhe ishte se djali më pyeste si ka mundësi na hodhi gaz Lulzim Basha. Lulzim Basha është në armiqësi totale me të gjithë anëtarësinë dhe familjarët e tyre, me të vdekur e të gjallë të kësaj partie. Le të ndryhet sa të dojë. Ka ndenjur mbrëmë deri në mëngjes duke bërë listat e demokratëve që kërkonte të arrestoheshin, sikundër ka fshehur vrasësit dhe kriminelët në seli. Të dhëna të sigurta se Lulzim brava ka nxjerrë armët e tyre jashtë me mjetet e tij në mënyrë që në rast se policia do të imagjinonte të hynte me forcë, të mos gjendeshin të armatosur banditët që dhe tani i ka brenda.

I siguroj demokratët se protesta e radhës do mbahet dhe gjithçka do jetë në funksion të interesit të tyre dhe kur të gjykohet koha më e përshtatshme. kjo është selia e PD-së.

Ai nuk mund të pranohet. Ne kemi ndjekur siç keni parë ju në mënyrën më rigoroze, rregullat dhe zbatuar ligjet. Ju e patë se asnjë gur i vetëm nuk u gjuaj ndaj narkopolicisë, pavarësisht nga sjellja shtazore e saj, pavarësisht nga sasia shumë herë e palejueshme e gazit që përdori. Revolucioni është i pamposhtur”, deklaroi Berisha.

Vinkmag ad

Read Previous

“Asgjë s’më ndalon nuk ndalon për..”/Berisha rikthehet sërish në PD dhe jep mesazhin e fortë

Read Next

Basha: Politikës së dinosaurëve të tranzicionit po i vjen fundi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular