Basha: Politikës së dinosaurëve të tranzicionit po i vjen fundi

Lulzim Basha ka folur para mediave vetëm pak minuta pasi Berisha u largua nga oborri i selisë së PD-së. Ai paralelizoi sjelljet e Berishës me Ramën, ndërsa tha se janë lidhur në një binom.

“Qëllimi dhe objketivi im, i bashkëpunëtorëve të mi është diçka tjetër. Që nga këto rrënoja të Berishës nga të cilat eksitohet ai dhe Rama të ringreme një PD, ashtu siç e kanë ëndërruar shqiptarët prej ditëve të para”, tha Basha nga selia, ndërsa shtoi se tashmë politikës së dinosaurëve të tranzicionit po i vjen fundi.

“Detyra ime e parë dhe detyra e parë e çdo demokrati është të ndërtojmë gjithçka duke u bazuar tek hallet e shqiptarëve dhe të hartojmë zgjidhjet për t’i dhënë fund tranzicionit të gjatë shqiptar”, u shpreh Basha

Vinkmag ad

Read Previous

Përse e mbylle protestën dje? Sali Berisha nxjerr prapaskenat dhe tregon si i përdori dje armët Lulzim Basha

Read Next

Protesta e dhunshme, Basha bën deklaratën e fortë, përmend 21 janarin: Berisha u eksitua nga dhuna, nuk e fshihte gëzimin kur shihte…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular