Deri në orën në 16:00 pjesëmarrja e qytetarëve në votime sipas KQZ është 38.04%.
Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha, në një dalje për mediat në 16:12 tha se procesi po ecën normalisht.
“Nuk ka asnjë problematikë, situata vijon të jetë e qetë. Sa i përket pjesëmarrjes, aplikacioni vijion të jetë funksional, komisionerët dhe oepratorët kanë vijuar të transmetojnë të dhënat edhe për pjesëmarrjen në votime por edhe ecurinë e procesit në qendrat e votimit. Pjesëmarrja deri në orën 16:00 është 38.04%”, ka theksuar zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha.
Hoxha sqaroi se pjesëmarrja është e bazuar vetëm nga të dhënat që kanë përcjellë 1612 qendra votimi nga 5199 në total.