Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim pasi inspektuar votimet në qytetin e Durrësit ka theksuar se ishte frymëzuar nga votimi në masë i qytetarëve që sipas saj tregonte se shqiptarëve iu interesonte vendi i tyre. Në fjalën e saj, ambasadorja tha se kandidatët duhet të presin në mënyrë që të mësojnë gjykimin e popullit.
“Jemi shumë të kënaqur që jemi në Durrës. Të dy ne kemi udhëtuar në të gjithë vendin. Jemi shumë të frymëzuar se po votohet në masë. Tregon se shqiptarëve iu intereson vendi. Ka pasur incidente, tashmë është detyrë e autoriteteve që të vijojnë hetimin. Qytetarët po përmbushin detyrën e tyre. Autoritetet po përmbushin detyrën. Ka ardhur koha që kandidatët të presin gjykimin e popullit,”-tha Kim.