‘Ke thënë që s’do plakesh në politikë’/Rama s’e duron dot pyetjen, heq mikrofonin: Nuk ua them, është surprizë

Gjatë një interviste që Rama ka zhvilluar me pedagogen Belina Budini në Universitetin Evropian të Tiranës, kryeministri nuk e ka pritur mirë kur është pyetur se kur do të jetë largimi i tij nga politika.

Rama është munduar ta anashkalojë si pyetje madje ka tentuar të heqë edhe mikrofonin edhe pse pedagogia Budini nuk kishte përfunduar me pyetjet e saj.

Sipas Ramës, largimi i tij nga politika do të jetë surprizë.

Në përfundim të intervistës, pedagogia i ka dhuruar kryeministrit edhe 3 librat e saj, për të cilët kryeministri i ka thënë se nuk mund t’i premtojë se do t’i lexojë në këtë fazë, por me siguri do i lexojë në të ardhmen.

Pjesë nga intervista:

Budini: Do desha t’ju dhuroj librat me dedikimin përkatës. Ndoshta do t’i riktheheni librave pas daljes nga politika.

Rama: S’ju premtoj që do t’i lexoj në këtë fazë, por me siguri do të kem kohë t’i lexoj në të ardhmen.

Budini: Ne po presim atë surprizën, ju do të dilni nga politika në një moment kur më pak pritet prej jush. Kur do jetë ky momenti?

Rama: Kjo është e sigurt.

Budini: Kur do dilni?

Rama: Po ta dinit tani, nuk do ishte më surprizë, por do prisni pak.

Budini: Na premtuat që nuk do plakeni në politikë. Edhe mua më duket sikur…

Rama: Sikur jam plakur?

Budini: Në raport me atë që kam përshkruan te kopertina e librit të parë…

Në momentet që pedagogia po bënte pyetjet e fundit, Ramës nuk i është pritur fundi i intervistës dhe ka filluar të heqë mikrofonin.

Video ku Rama mundohet të heqë mikrofonin para përfundimit të intervistës:

Vinkmag ad

Read Previous

“Rënia e komunizmit? Një skenar i përgatitur dhe i orkestruar nga Moska”

Read Next

Video/27-vjeçari shqiptar qëllohet me 5 plumba në Greqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular