E paprecedent në historinë politike të vendit tonë, ambasadorja e SHBA i dërgon një mesazh të qartë dhe të ashpër presidentit të republikës Ilir Meta.
Vetëm pak minuta më parë, ambasadorja Kim i ka dërguar një mesazh të fortë presidentit Ilir Meta, teksa ky i fundit ndohej në studion e gazetarit Çim Peka, duke i kërkuar t’i japë fund deklaratave kërcënuese për zgjedhjet e 25 prillit.
Ambasadorja Kim i thotë Metës se do të mbajë përgjegjësi për pasojat që mund të sjellin fjalët dhe veprimet, duke i kujtuar deklaratën e Metës që “populli të mprehë sfurqet dhe sopatat”.
Në mesazhin që më pas e ka publikuar edhe në rrjetet sociale, Kim thotë se kërcënimet e Metës “meritojnë dënim”.
It is unacceptable for anyone to threaten that citizens will take up “pitchforks” on April 25 or if they don’t like the result of elections. These threats deserve condemnation. Those who incite violence will be held responsible for the results of their words and actions. Stop.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 23, 2021
MESAZHI I YURI KIM PËR METËN:
Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin “sfurqet” në 25 Prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal

