Qytetarët shqiptarë do të rikthehen sërish të protestojnë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe shportës ushqimore. Ata do të rikthehen ditën e hënë, në orën 17:00. Deri në atë ditë, ata do ti lejnë kohë qeverisë që të shikojë mirë katër kërkesat. Ata kërkojnë heqjen e TVSH për ushqimet e shportës, uljen në masën 10% të çmimit të energjisë për bizneset e vogla dhe familjet. Pika e tretë ka të bëjë me heqjen e taksës së qarkullimit në naftë dhe heqjen e akcizës së gazit.
KËRKESAT:
-Ne propozojmë heqjen e TVSH për ushqimet e shportës.
-Kërkojmë uljen e TVSH-së në masën 10% të çmimit të energjisë për bizneset e vogela dhe familjet.
-Heqjen e taksës së qarkullimit në naftë
-Heqjen e akcizës së gazit
