Ish-Kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në ‘Foltoren’ në Gjirokastër, ka ironizuar Kryedemokratin Lulzim Basha duke thënë se ai ka frikë nga vota, dhe për këtë do të mbahet mend në histori.
Berisha thotë se gjatë 8 viteve, Basha buk ka arritur që të kurorëzojë një nismë përveç asaj dekreminalizmit.
Sali Berisha: Kur ai merr mandatin e tretë dhe opozita tregoi paaftësitë e saj më të mëdha në përballjen me të. Duke ardhur në Gjirokastër, shoh titujt e gazetave, Rama- Basha Lublanë, Berisha në Gjirokastër. Unë vij si një njeri i lirë tek ju. Ne mblidhemi në një kohë kur Lulzim Basha në 8 vite e udhëhoqi PD nga disfta në disfatë, nga dështimi në dështim, nuk ishte në gjendje të kurorëzojë një nismë përveç dekreminalizmit.
Vijmë kur në zgjedhjet e 25 Prillit pas këtij seriali, e konsideroi masakër zgjedhore. Isha i bindur se Rama plaçkiti vota, por ne nuk ifituam zgjedhjet. Por detyrë tani dilte që ne të bënim gjithçka për ta vënë në sanksion Edi Ramën, për atë që bëri. Basha në vend që të merrej me djersën tuaj po merret me karrigen e tij. I harroi të gjitha. Ne vijmë jo vetëm si një opozitë e vjedhur nga Rama por si një opozitë tradhtuar nga Basha. Ai nuk flet më as për masakër as për votë. Basha votohob. Ai ka tmerr nga vota. Basha do të mbahet mend si njeriu që ka frikë nga vota.