Rama bën paralajmërimin e fortë: Mos se do ndëshkoheni rëndë

Jepi Share

Rama tha se “kjo betejë do të vazhdojë deri në finalizimin e tij dhe deri sa qytetarët të kuptojnë se nuk mund të shtyjnë kufirin aty ku fillon jeta e komunitetit”.

Kryeministri paralajmëroi për ndëshkime të forta për personat që zaptojnë hapësirat publike edhe pas aksionit të qeverisë për lirimin e hapësirave publike.

Gjithashtu Rama paralajmëroi hapjen e portalit “Hapësira Ime”, përmes të cilit qytetarët do të mund të denoncojnë rastet e zaptimit të hapësirave publike.

Edi Rama: Nuk mundet dot të moshuarit mos të kenë mundësi të ulen në një hapësirë përmes lagjes sepse aty dikush ka vendosur një tra, apo dikush ka vendosur të lidhë zorrën me sistemin e ujit apo të hapë një pus për të hapur lavazh.

Duhet durim edhe për faktin se disa nuk marrin vesh. Ça po bëjmë ne? Kemi studiuar rregulloret e shumë qyteteve, si Barcelona apo Kopenhageni që i kanë kufizimet e caktuara.

Ka qytete tjera që kanë formula tjera por ne do ti bëjmë shumë të qarta këto. Rregullorja do të përcaktojë me centimetra kufijtë e hapësirave që mund të përdoren nga subjektet private. Do të ketë edhe detyrime, por edhe ndëshkime të forta për ata që nuk respektojnë rregullat.Me rëndësi të kuptojmë se ideja nuk është hajde o burra të ndëshkojmë. Do hiqen të gjitha dërrasat platformat, do hiqen hap pas hapi. 

Është shumë gjë e mirë që ju të merrni pjesë…do të hapet edhe një portal i posaçëm hapësira ime, ku të gjithë të denoncojë zaptimin e hapësirave. Duhet të ndahet mendja se nuk mund të shtyhesh përtej kufirit ku fillon jeta e komunitetit. Ndëshkimet do të jenë të forta…Rilindja Urbane 2.0 do t’i kthejë këto hapësira të çliruara në vende të denja për qytetarët. Pastrojmë disa zona, por nuk mund t’i lëmë ashtu. Duhet të ndërhyjmë me projekte urbanistike që të krijojmë hapësira të bukura dhe të dobishme.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“Hiqni non gratën për Sali Berishën”- Kompania lobuese e kontraktuar nga PD letër DASH: E motivuar politikisht

Read Next

Plas hapur mes SHBA-së dhe Rusisë, Trump urdhëron vendosjen e nëndetëseve bërthamore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular