Rama emëron Ilir Beqajn, atje ku ndodhen thasët me para. Ish-ministri: Do punoj 24 orë në ditë

Në takimin Konsultativ të Ministrisë së Brendshme me Donatorët, ministri Bledi Çuçi njoftoi se Ilir Beqaj është zgjedhur në krye të agjencisë që merret me ndihmat e donatorëve. Emërimi i Beqajt në këtë drejtori ishte paralajmëruar prej kohësh, dhe sipas opozitës kjo nuk është gjë tjetër veçse një mbivendosje ndaj rolit dhe funksionit të ministrisë së financave. Beqaj, që e gjeti veten jashtë Kuvendit, pas zgjedhjeve të 25 Prillit, tashmë do të jetë në krye të një drejtorie që do të merret me menaxhimin e ndihmave që i vijnë Shqipërisë nga aleatët.

Sipas PD, Beqaj do të jetë në krye të drejtorisë për menaxhimin e Fondeve të Donatorëve, njësoj si një ministër pa portofol.

“Agjencia në fjalë njësoj si 2 agjencitë e tjera është thjesht një kod për të fshehur punën reale që ato do bëjnë. Pra, Agjencia do të ndërtojë politika, do menaxhojë fonde, do të jetë një ministri e re e financave. Kjo sajesë, njësoj si Agjencia e Mediave dhe ajo e Bashkëqeverisjes, do të jenë hambari i punësimeve politike dhe partiake, që do të zhvlerësojnë dhe shumëzojnë me zero infrastrukturën dhe paratë e shpenzuara për punësimin e administratës civile. Së fundi, jo nga rëndësia, kjo Agjenci do të distancojë qytetarët dhe përfituesit nga entitetet që ofrojnë fondet. Kjo agjenci e sajuar është për të mbivendosur funksionet kuptohet për interesa klienteliste dhe korruptive”, deklaronte pak kohë më parë deputetja e PD-së Jorida Tabaku

Vinkmag ad

Read Previous

(FOTO) “Ke qenë ministër i LSI, ndaj mos fol”/ Ylli Manjani: As më plas tr**pi fare!

Read Next

Video 3D/Si mund të ketë ndodhur aksidenti në Bullgari, publikohen pamjet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular