Kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten e tij Linda Rama ka bërë homazhe në Pallatin e Kongreseve në nder të Bashkim Finos, deputetit që ndërroi jetë pasi humbi betejën me COVID mëngjesin e sotëm.
Të kapur përdore, Edi dhe Linda Rama kanë ngjitur shkallët e Pallatit të Kongreseve duke zgjedhur hyrjen anash larg vendit ku po qëndrojnë mediat.
Pasi kanë kryer homazhet ata kanë përshkuar të njëjtën rrugë, duke mos folur për gazetarët. Të njëjtën gjë bënë edhe kreu i PD Lulzim Basha me bashkëshorten Aurela Basha pak më herët.