Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos e shesin votën.
Në një status në Twitter, Kim shton se asnjë prej qytetarëve nuk duhet të fuqizojë kriminelët dhe se vetëm ata mund të vendosin për të ardhmen e tyre.
“Mos e shit të drejtën tënde. Mos ia dorëzoni fuqinë tuaj kriminelëve. Vetëm TI duhet të zgjedhësh të ardhmen tënde,”- shton Kim.
Kjo thirrje e Kim vjen bashkë me një ripostim të të njëjtit mesazh të kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Ndërkohë, fushata elektorale ka nisur dhe na ndajnë vetëm 26 ditë nga 25 prilli, ditë kur të gjithë qytetarët do tu drejtohen kutive të votimit.