Seanca e parë plenare për këtë vit, Sali Berisha bojkoton Kuvendin

Ndërkohë që ka nisur seanca e parë plenare për këtë vit, deputeti demokrat dhe ish-kryeministri Sali Berisha nuk është parë në sallë në vendin ku ulet zakonisht.

Duket se ish-kryeministri e ka “bojkotuar” këtë seancë të parë, ku e sheh veten të përjashtuar nga grupi parlamentar dhe partia nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Po ashtu, në këtë seancë të sotme pritet që të mbajë një fjalë përshëndetëse edhe presidenti turk Erdogan, i cili ndodhet në Shqipëri.

Ndërkohë, në Kuvend përjashtimet që ka bërë Basha ndaj besnikëve nga Berishës janë kundërshtuar nga mbështetësit e këtij të fundit duke i cilësuar si nul.

Vinkmag ad

Read Previous

Erdogan në Laç: Ja sa milionë euro kushtuan shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti

Read Next

“Skam replika”, Flamur Noka shpërthen në Kuvend, Lindita Nikolla i ul zërin: Doni të fusni në thes opozitën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular