Search
Close this search box.

SHBA e futi në listën e zezë të korrupsionit/ Yuri Kim i lëshon mesazhin e fortë Sali Berishës: Askush nuk mund të…

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar sërish pas shpalljes “non grata” të Sali Berishës dhe familjes së tij.

Duke përdorur sloganin e Berishës në 2009, Kim tha se “Shqipëria po ndryshon dhe kultura e pandëshkueshmërisë po merr fund”.

“Nuk kam asnjë tjetër për të shtuar përveç se ka thënë sekretari i shtetit. Mesazhi është ky. Shqipëria po ndryshon. Shqipëria është anëtare  NATO. Shqipëria do jetë anëtare e BE. Shteti ligjor duhet të prevalojë. Duhet të jetë një vend i pastër. Askush, askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Kultura e pandëshkueshmërisë duhet të marrë fund. Ky nuk është një projekt i SHBA, i juaji, por një projekt që mund ta bëjmë bashkë”, ka deklaruar Yuri Kim.

Sa i përket gjyqit që Berisha ka paralajmëruar në Francë, ambasadorja tha se nuk kishte asnjë informacion.

Deklaratat, ambasadorja amerikane në Tiranë i bëri nga Pashalimani ku po ndjek stërvitjen ushtarake në kuadër të “Defender Europe 2021”.

Vinkmag ad

Read Previous

Pas vendimit “non-grata”, familja Haklaj ia numëron një më një Berishës: Ti ish-komunist spiun nxite luftën Veri-Jug

Read Next

VIDEO/ Shikoni se si kamarierët shqiptarë masakrojnë me grushte kokës e në bark emigrantin nga Maroku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular