Shehi: Shteti ynë, është copa-copa. Mos votoni një tjetër gafë

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi theksoi se platforma për bashkëqeverisjen nuk është asgjë tjetër më shumë sesa një qeverisje paralele. Shehi është shprehur se kjo është një copë e pavlefshme për shtetin dhe hapa pas si në kohën e partisë së Punës, ku punonjës të deleguar përgjonin dhe spiunonin punonjësit e administratës shtetërore. Deputeti ndër të tjera ka bërë thirrje që të mos e votojnë një gjë të tillë pasi shumë shpejt do e kuptojnë se është një budallallëk, pasi qeveria që është e mirë ose e keqe i ka të gjithë hallkat që i duhen për të qeverisur. Sipas tij shteti ynë e ka makinerinë e kushtetutës dhe pse e vjetër s’ka nevojë për një makinë tjetër që ti kontrollojë punën.

Ky shtet që është copa-copa s’ka nevojë që ti shtohet një tjetër copë e pavlefshme. Në këtë sallë ka njerëz që janë aktivistë partie dhe e bëjnë me dëshirë por ka dhe të tjerë që janë nëpunës dhe e dinë se çfarë ndodh dhe nuk besoj se  kanë nevojë për një person që ti mësojë ç’duhet të bëjë. Kjo është një sajesë e paprecedentë që se bën një gjë të tillë, këtë e ka pasur shteti i punës, i mbushur me injorancë dhe kjo është tradita e këtyre. Kjo është nëpunësi i partisë që shkon të rruajë dhe të dhunojë nëpunësin e shtetit, dikur i thoshin instruktor partie, pasi në emër të partisë shkonte i kërkonte punë punonjësit që po bënte punën e vet, nëpunësi i shtetit përgjigjet para ligjit, ka shefin drejtorin, ministrin ka ligjin. Kemi një kushtetutë që ka njëmijë gjëra, makina jonë kushtetuese mund të jetë e vjetër por është në rregull nuk i mungon asgjë, i ka rrota e të gjitha, jo të sajojmë një makinë tjetër që të kontroll këtë. Këtu po bëhet një teatër i kotë sikur po krijohet diçka e re, në qoftë se në një institucion tjetër po marr më të keqin e shtetit shqiptar që kemi një njësi matëse. Kemi kadastrat, po marr doganat ku është përmirësuar thuhet, me çfarë njësie matëse matet suksesi i këtyre punonjësve. Ky është revolucion kulturor i mandatit të tretë, s’kemi çfarë ofrojmë më, tre agjenci janë propozuar nga qeveria, agjencia për informacionin, për korrupsionin për bashkëqeverisjen, këto janë qeverisje paralele e kryeministrit. Ky lloj institucioni do të prodhojë korrupsion, pasi këto zotërinj janë imun nga korrupsioni. Do jetë shumë më e keqe për shtetin dhe administratën, unë e shikoj se e keni nda mendjen t votoni, por shumë shpejt do e kuptoni se kjo është një gafë dhe budallik, kjo qeveria këtu e mirë ose e keqe i ka të gjithë instrumentet për të bërë punën”, ka thënë Shehi.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Zhdukja e Enver Stafukës, rrëfehet i vëllai: Ja te kush dyshoj

Read Next

Prokuroria zbardh dosjen e ‘frikshme’ të Tom Doshit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular