Vëllai i Enver Stafukës, Naimi ka folur për herë të parë për rrëmbimin e të afërmit të tij vite më parë. Në një prononcim për emisionin “Në shënjestër”, Stafuka tregoi se lajmin që vëllai ishte “prangosur” nga Policia e kishte marrë vesh nga kamarieri i lokalit. Fill sapo mori vesh lajmin, Naimi tregoi se kishte pyetur në Komisariat dhe më pas në të gjithë Shqipërinë për të mësuar se ndaj tij nuk ishte lëshuar asnjë urdhër-arresti.
“U ula poshtë për të parë një ndeshje. Më thërret kamarieri e më tha se Policia kishte marrë Verin. Pse smë njoftove i thashë unë. Ashtu e kishte menduar. Kishin ikur nga rruga e Durrësit. E kishin marrë me Golf gri, po poshtë më tha se ishin me rroba civile. Sapo ka dalë nga lokali e kanë ndaluar aty. Pyeta në Polici, e më tha që nuk kishin urdhër-arresti. Pyetëm të gjithë Komisariatet. Kemi hapur kamerat në orën që morëm informacionin pamë videon e rrëmbimit. Aty dyshova se nuk ishte Policia. Ishin persona të maskuar. Edhe aty e vendosa që nuk e ka marrë Policia por civilë. Ishte në kafe me Durim Bamit, Gent Bejten, Ramazan Rrajën. Pastaj kanë ndenjur 20-30 minuta, po di se në orën 8 pa ca është rrëmbyer,”-tha i vëllai i të zhdukurit.