Ish-truproja i ish-kryeministrit Sali Berisha, Sali Lusha ka dalë në mbështetje të Presidentit Ilir Meta pasi ky i fundit e cilësoi vendimin e SHBA-ve për ta shpallur non-grata Berishën ‘si një fletërrufe e porositur nga regjimi kleptokratik’.
Në një koment poshtë postimit të Ilir Metës, Lushaj shkruan se do të jetë gjithmonë në mbështetje të tij e të Berishës, deri në vdekje.“Ju përshëndesim e ju urojmë gjithë të mirat Zoti PRESIDENT. Jemi në mbështetjen tuaj e Zotit Berisha deri në vdekje. Deri në zhdukjen përfundimtare të antishqiptarëve Sorosian,”- shkruan Lushaj.

Ndërkaq, më herët presidenti Ilir Meta ‘theu’ sot heshtjen e tij për shpalljen ‘non-grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH.
