Search
Close this search box.

Tensionet në Veri/ Gjenerali serb i përgjigjet Edi Ramës: Ushtria do qëndrojë në kufi, Kosova është territor i pushtuar

Zëvendëskomandanti në pension i Batalionit të 53-të Kufitar, Dragutin Dimcevski,  ka deklaruar se thirrja e Tiranës për të tërhequr forcat e armatosura serbe nuk mund të plotësohet.

Duke iu referuar kërkesës së Tiranës zyrtare, Dragutin Dimcevski shprehet se Shqipëria ishte vendi që mbështeti me gjithë zemër UÇK -në në sulmet ndaj trupave serbe gjatë viteve 1998 dhe 1999. Ndërkohë që i referohet deklaratës së kryeministrit Edi Rama në OBK, ku ky i fundit kërkoi njohjen e Kosovës, shkruajnë mediat serbe.

“Unë jam duke monitoruar situatën dhe mbështes plotësisht të gjitha masat e marra nga udhëheqja jonë shtetërore e udhëhequr nga Presidenti Vuçiç për të qetësuar situatën. Është mirë që trupat tona të armatosura janë në gatishmëri në mënyrë që të ofrojmë mbështetje morale për njerëzit e prekur në Kosovë. Unë e di këtë nga përvoja personale, sepse si ushtar kam marrë pjesë në luftime gjatë viteve 1998 dhe 1999. Dhe sa i përket helikopterëve tanë që fluturojnë përgjatë vijës administrative, unë isha me zemrën plot kur i pashë dhe nuk e kuptoj çfarë ka për t’u diskutuar kur fluturojnë në hapësirën tonë ajrore. Unë e kam bërë atë vazhdimisht, Kosova është territor i okupuar për mua, por nuk do të qëndrojë kështu përgjithmonë,”- tha Dimchevski.

Vinkmag ad

Read Previous

Debati i plotë/Gjekmarkaj përplaset me Bashën: Jam intelektual unë, s’bëhem vartësi yt

Read Next

VIDEO/Alfred Cako: Soros do shkatërrojë SHBA-të, racën shqiptare dhe gjuhën shqipe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular