Presidenti kroat Zoran Milanoviç deklaroi sot është një situatë e pazgjidhur në rajon, sepse, siç thotë ai, “ekziston një qeveri në Beograd që po flet për botën serbe”.
Ai iu bëri thirrje kroatëve të jenë racionalë nëse nuk jetojnë në Kroaci, raporton HRT.
“Jini të vetëdijshëm se kush jeni, çfarë jeni, mbani traditën tuaj, emrin tuaj, por jetoni në Suboticë,” tha Milanoviç.
Ai u pyet se çfarë kishte ndërmend të bënte në lidhje me rritjen e “ekstremizmit të Serbisë së Madhe”, shkruan B92.
Siç pretendon ai, Subotica kishte 100,000 banorë në vitin 1900, dhe gjysma e tyre ishin kroatë nga Bunjevci. “Pra qyteti më i madh kroat, por ai nuk mbijetoi sepse ishte larg dhe nuk ishte në atdhe, nuk u provua,” tha Milanoviç dhe pyeti nëse Subotica ishte “bota kroate”.
“Është më e madhe se pothuajse të gjitha komunitetet ku serbët jetojnë në Kroaci në krahinë,” pohon Milanoviç, duke shtuar se Subotica nuk është “bota kroate”, por Republika e Serbisë, Vojvodina, ku jetojnë kroatët dhe nuk ka më shumë se 50 për qind e tyre.
Duke folur për situatën aktuale në veri të Kosovës Milanoviç tha se kjo nuk e kërcënon drejtpërdrejt Kroacinë, por që Zagrebi e ndjek atë, ndërsa shtoi se Beogradi po leh kot.
Sipas tij , si Beogradi ashtu edhe Prishtina, do ta kenë të vështirë të përparojnë drejt Bashkimiy Evropian pa gjetur gjuhën e dialogut.